Astma gjatë shtatzënisë


Astma është sëmundje inflamatore e rrugëve ajrore e karakterizuar nga rritje e përgjigjes së pemës trakeobronkiale ndaj stimujve të shumtë. Është gjendje kronike që mund të prekë zakonisht shtatzëninë. Sëmundja është episodike, karakterizohet nga përkeqësime të ndërmjetësuara nga periudha asimptomatike. Shumica e atakeve janë kohëshkurtra, nga disa minuta deri në orë. Hasshmeria e astmes ne popullaten e gjere eshte 4-5%, ndersa gjate shtatzanise 1-4 %, me mortalitet 2 persona ne 100,000.

Mekanizmat fizpatologjik

Shtatzënia prek dukshëm fiziologjinë respiratore: me ulje te kapacitetit residual funksional dhe volumit rezidual. Në të njëjtën kohe përçueshmëria e ajrit dhe rezistenca pulmonare ulet, si rezultat i veprimit të progresteronit. Në shtatzëni zhvillohet një gjendje alkaloze respiratore kronike, me ulje të presionit pjesshëm të dioksidit të karbonit ( pCO2 ), ulje të bicarbonateve dhe rritje të pH.
Asthma karakterizohet me inflamacion të rrugëve ajrore të karakterizuar nga grumbullim i eozinofileve, limfociteve, qeliza mastocitare, makrofag, qeliza dentritike dhe miofibroblasteve.Të gjitha këto sjellin ulje te diametrit te te rrugeve ajrore nga kontraksioni i muskulaturës së lëmuar, kongjestioni vazal, edema e mureve bronkiale dhe trashje te sekrecioneve.

Klinikisht gruaja shtatzënë do të paraqesë:
• Kolle
• Shkurtim te frymëmarrjes
• Ngushtim në kraharor
• Frymëmarrje me zhurme
• Zgjim gjate natës
• Episode rekurente te komplekseve simptomatik
• Acarime shpesh pa stimuj specifik
• Histori familjare ose personale për sëmundje të tjera atopike

Faktorët etiologjik
Astma vjen si rezultat i ndërveprimit të predispozitës gjenetike dhe stimulit ambiental. Mekanizmi baze i mbindjeshmërisë bronkiale nuk është i njohur, por njihen faktorët që stimulojnë astmën:
Alergjen, sikur polenet, pluhuri i shtëpisë, furrtaret, akarienet, insektet (bleta, grere), myku i ushqimeve
Irrituesit: duhani, tymi i druve, ndotja e ajrit, aromat e forta, pluhuri, dhe lendet kimike
Gjendje mjekësore: infeksione virale të aparatit të sipërm të frymëmarrjes, sinuzitet, refluksi esophageal dhe askaridoza.
Medikamente të ndryshëm: aspirina, antiinflamatoret josteroid, betabllokuesit, lendet e kontrastit dhe sulfitet
• Ajri i ftohtë
• Menstruacionet
• Stres emocional

Ekzaminimet e gjakut

• Gjak komplet: duke pare ndyshimet nga inflamacione jospecifik, anemi, trombocitopeni, leukocitet
• Vlera e gazeve ne gjakun arterial: gjate shtatezanise normale vlerat jane pH = 7.4-7.45, pO2 = 95-105 mm Hg, pCO2 = 28-32 mm Hg, dhe bicarbonate = 18-31 mEq/L.
Ne rastet e astmes mund te kemi rritje te PaCO2, dhe renie te in PaO2.
• kulture (mbjellje ) e gjakut ne raste te pneumonive shoqeruese
• Radiografi e kraharorit
Mund te behet ne rast të çrregullimeve shoqëruese sikur pneumonia, sëmundje obstruktive kronike dhe nëse gruaja vesh mbrojtësen, sasia rrezatimit nen të cilin ekspozohet fetusi është 0.00005 rad.
• Testet e funksionit Pulmonar
Ne rast se shihet ulje e volumit aspirues, ulje e kapacitetit vital dhe ulje të fluksit ekspirator

Medikamentet

Shumica e preparateve antiastmaike munden të përdoren gjate shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Për trajtimin mbajtës të pacientëve:
Agonistet beta 2 adrenergjike mbeten kryesor në trajtimin e formave të lehta dhe acarimeve të here pas hershme, duke u bazuar ne fraksionin NO se nxjerre (Fe NO) dhe ne reduktimin e simptomave te astmës.
Agonist beta 2 adrenoreceptor ( salmeterol ) mund të përdoret për formën e astmës nocturne, për shkak të kohëzgjatjes se efektit deri ne 12 ore Methixantine janë përbërje molekulare që veprojnë si stimulues kardiak, diuretik dhe relaksues të muskulaturës se lëmuar, mbeten kryesor ne trajtimin e acarimeve dhe ne mbajtjen e formave të lehta.
Për format e mesme persistente mund te shtohet edhe inhalator me antiinflamator ose kortikosteroide.
Ne format e renda perdoren kortikosteroid oral dhe beta agonist.
Kortikosteroidet mund të përdoren në format akute dhe ne pacientet ambulator. Janë relativisht të sigurt në shtatzëni, ne format intravenoze, intra,muskulare dhe orale. Ndërsa inflalatoret përdorën për terapi mbajtëse. Megjithëse kohet e fundit, eshte pare nje rrisk relativ ne shperthimin e crregullimeve metabolike dhe endokrine te shkaktuara nga perdorimi i tyre.
Sulfat magnezi është një tjetër preparat i pademshem, që mund të përdoret gjate shtatzënisë, duke bere relaksimin e muskulatures se lemuar te rrugeve ajrore.
Inhibitoret Leukotrien : veprojne duke bllokuar leukotrinet te cilet shkaktojne enjtje dhe spazma te rrugeve ajrore .Jane te perdorshem ne shtatezani, po eshte pare qe nuk kane efekt pas perdorimit kortikosteroideve. Epinefrina nuk duhet perdorur gjate shtatezanise, pasi jep malformacione kongenitale, takikardi fetale, dhe vazokontriksion te qarkullimit utero- placentar.

Trajtimi i urgjences

Format e renda të astmës kërkojnë kujdes të veçantë pasi ataket astmatike japin gjendje hipoksie çka është me pasoja tek fetusi. Pacientia duhet te vihet ne monitorim kardiak dhe pulse oximeter.
Vendosen ne intubim mekanik rastet kur persiston hypoxia, thellohet retensioni i dioksidit te karbonit, kur ka humbje të koshiences dhe gjendje hemodinamike jo të qëndrueshme.

Mjekimi kryesor:
- beta 2 agonistet në formën inhalator ose subkutan, të dhëne në 3 doza në 60-90 minuta. Beta bllokuesit adrenergjik nuk duhen dhëne për shkak të efektit spastik ne bronke.
-përdorimi i steroideve sistemik shkurton kohen e qëndrimit spitalor.
- oksigjen shtesë (maskë) për te mbajtur saturimin e O2 mbi 95%
- likide intravenoz
- monitorimi fetal ne rastet e renda, pas javës së 20 të shtatzënisë.
- sedative dhe trankuilizante nuk duhet të përdoren për shkak te efektit te tyre deprimues në frymëmarrje.
- antihistaminiket nuk kane efekt ne trajtimin e astmës.
- Mukolitiket. rrisin bronkospazmen, prandaj duhen shmangur.

Ataket astmatik kane efekte negative mbi shtatzëninë. Kontrolli i keq i shtatzënisë lidhet me lindje para kohe, peshe fetale të vogël, vdekje fetale në miter, hypertension gjate shtatzënisë.
Është e rëndësishme për gratë shtatzënë kujdesi që duhet të kenë: te mos pihet duhan, te evitohen të gjitha produktet që acarojnë astmën, të shmanget i ftohti.
Në rast se vuajnë nga refluksi gastro intenstinal të bëhet kujdes ne mënyrën e ngrenies ne porcione te vogla e te shpeshta, të evitohet shtrirja menjëherë pas ngrënies Ne rast se gruaja ka nisur vaksinat para shtatzënisë, ajo mundet ti vazhdoj me kujdes. Nuk lejohet që të nis vaksinimin pasi ka mbetur shtatzënë. Vaksina gripit mund të bëhet por pas tremestrit të dytë.