- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Dispareunia
   
    
    
 Percaktohet si  dhimbje genitale  persisitente apo e herepashersshme  gjate ose pas marrdhenieve seksuale. Mund te ndodhin per shume arsye,  nga probleme  strukturore deri  ne ato  psikologjike.
 
  
Simptomat
  
•	 Dhimbje vetem gjate penetrimit sekusal ( ne hyrje ) 
 
•	Dhimbje gjate cdo pentrimi, madje edhe gjate vendosjes se tamponit. 
 
•	Dhimbje  me partner te caktuar,  apo ne rrethana te caktuara 
 
•	Dhimbje e re pas marrdhenieve te padhimbshme me pare 
•	 Dhimbje e thelle  
 
•	Dhimbje djegese apo therese 
 
 
Shkaktaret 
 
Shkaqet  fizike te  marrdhenievete dhimbshme  jane te ndryshmem,   ne   varesi nese  dhimbja ndodh gjate hyrjes  apo ne shtyrjen  e thelle. Faktoret emeocional  mund te  shoqerojne disparuenite  e ndryshme.
 
 
Dhimbje gjate hyrjes
 
•	Lubrifikimi i pamjaftueshem.  Kjo ndodh  si rezultat i nje loje parapergatitore jo te mjaftueshme,  mund te jete  pasoje  renies estrogjenike  pas menopauses  ose gjate periudhes se ushqyerjes me gji. Gjithashtu,  disa lloj medikamentesh  japin renie te deshires seksuale apo eksitimi   duke ulur lubrifikimin:  sikur antidepressant,  medikamenette per presionin e  larte,  sedative,  antihistaminike dhe disa nga pilulat contraceptive.
 
•	Demtime,  trauma apo irrritime.  prej nderhyrjeve kirurgjikale pelvike,  episiotomy gjate lidnjes,  apo anomali  kongenitale.
 
•	inflamacion, infektion apo crregullime te lekures.   infeksione te zonave genital apo te aparatit urinar  mund t  jene shkaketar per  marrdhenie te dhimbshme,  sikur dhe egzma apo dermatite te   lekures  labiale.
 
•	Vaginismi    spazma  te pavullnetshme  te muskujve te vagines   mund te  bej te dhimshem  pentrimin. 
 
 
Dhimbje e thelle 
 
•	 Disa gjendje apo semundje:    sikur  endometrioza,  semundje inflamaore pelvike, prolaps  uterine,  uterus ne retrovertio,  fibromioma  uterine,  cystitis,  sindromi  i  zorres se irritueshme,  hemorrhoidet dhe ciste te vezores. 
 
•	Trajtime  kirurgjikae apo mjekesore.   adherence prej nderhyrjeve kirurgjikale  te pjeses pelvike,  behet shkak per marrdhnie te dhimbshme. Ne te njejten kohe  terapi si kemio apo radio terapi  mund te sjellin  ndryshime ne organet pelvike qe ben burim dhumbjesh. 
 
 
Faktor emocional 
 
•	Problem psikologjike.   Ankthi,  depresioni,  shqetesimi per pamjen fizike,  frika nga intimiteti  apo problemet ne lidhje,  mund te japin nje ulje te deshires seksuale,  dhe si rrjedhim akt seksual te dhimbshme.
 
•	Stresi.  Muskulatura e dyshemes pelvike   behet rigige ne pergjigje te stresit cka ndikon ne dhimbjet  gjate aktit.
  
•	Historite abuzimit seksual.
 
Shpesh eshte e veshtire te tregohet  nese  faktoret psikologjik  jane shoqerues te dispareunis, Dhimbja  fillestare mund te coj ne friken e kthimit te dhimbjes,  duke  sjell akoma me sheme dhimbje.
 
  
Diagnoza 
 
•	Marrja e kujdesshme e historikut te semundjes.  kohen e fillimi te dhimbjeve  ate cka ndjen pacietia,  nese kjo dhimbj eshte ne cdo partnere, dhe ne cdo pozicion apo ne pozicione te caktuara.
  
•	  Egzaminimi   pelvic.  gjate si cilit shihen per irritime te lekures, prani te infeksioneve apo te problemeve anatommike,  vendin e dhimbjes. 
 
•	Teste  shtese.    Ekografi pelvike per te pare problem te brendshme, tampon  per te  floren bakteriale,   vaginale dhe  cervicale
 
 
Mjekimi:    varet nga shkaktari  i dhimbjes 
 
 Nese   gjendet infeksion genital,  mjekimi i tij do te sjell permiresimn e dhimbjes. Ne rast te medikamnteve per semundje te tjera,  ndryshimi i tyre,  perseri sjell  permiresim te disparuanise. Ne  grate post Menopauzike,  trajtimi me estrogjene lolal dhe lubrifikues eshte primar ne trajtmin e  dhimbjes. 
 
•	Terapi desensibilizimi.     ushtrime  relakusese vaginal  (kegel ) apo teknika te tjera  bejne  te  mundur uljen e dhimbjes  gjate marrdhenieve.
  
•	 Terapia dhe keshilimi seksual.   ne rast se  marrdhine seksuale  ka qene e dhimbshme per nje kohe te  gjate,    gruaja mund te kete nje pergjigje emocionale  negative ndaj stimulimit seksual   edhe pas trajtimit.   Kjo mund te  ndihmoje dhe  permiresimin e komunikimit apo  maredhenies  me parnerin.
  
   
ndryshimi i pozicioneve  gjate seksit.  Gjate pentrimit,  penisi mund te shtyj qafen e mitres dhe te stresoj muskujt pelvic  duke shkaktruar dhimbje te forte e te mprehte ose krampe te fundit te barkut.  Ne te tilla rast   duke ndryshuar pozicionin mund te evitohet kjo dhimbje, dhe me i pershtashem  eshte  vendosja e gruas ne pozicion siper,  duke bere te mundur qe gruaja  mund te kontrolloj  thellesine e  pentrimin 
 
•	Komunikimi.   duke  folur me partnierin  per menyren e realizimit e marrdhenies, pergatitjen,  dhe pozicionet. 
 
•	Merr kohen e nevojshme.  sa me e zgjatur  faza pergatitore,  aq me shuem stimulohet per  nje lubrifikim natyral duke lejuar nje pentrim te plote.
 
•	Perdorimi i  lubrifikanteve,  masazheve sensual,  masturbimeve  te njekoheshme 
 



