- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Sëmundjet e lindura të zemrës dhe shtatzania
Semundjet e lindura te zemres jane te shpeshta , pothuaj 9 ne 1000 te lindur vuajne nga nje anomali e lindur e zemres. Shtatezania perkeqeson semundjet e meparshem te zemres , por ne te njejten kohe vete shtatezania jep shenja dhe simptoma te cilat imitojne semundjet kardiake , cka e ben me te veshtire diagnostikimin dhe trajtimin nga kardiologet .
Pergjithesisht preferohet qe gruaja te jete e vleresuar dhe trajtuar me pare se te nisi shtatezania . Per shkak te rritjes se ngarkeses se volumit , semundjet kardiake mund te manifestohen ne trimestrin e pare . Keto semundje mund te jene ne forma te lehta sikur difekte atriale , difekte ventrikulare , apo forma te renda dhe komplekse sikur tetralogji Fallot te reparuara , ventrikul i vetem pas nje procedure Fontan , proteza valvulare etj .
Gjeja me e rendesishme per tu vleresuar eshte ngarkesa e volumit , qe nis te rritet ne trimestrin e pare dhe arrin maksimumin ne mes te trimestrit te dyte , rreth 50 % mbi bazen . Pavaresisht semundjes baze ,eshte ventrikuli ai qe i duhet te perballoj kete ngarkes, dhe kjo eshte shume e rendesishme . Shtatezania shoqerohet edhe me nje renie te pasngarkeses , nderkohe qe presioni i gjakut ulet , frekuenca e rrahjeve te zemres rritet , se bashku me volumin dales te zemres Renia e ketij volumi nuk do te tolerohet mire ne rastet e stenozes se aortes per shkak te rritjse se gradientit . Ndersa ne rastet e regurgitimit , ndryshimet e volumit tolerohen me mire .
Cilat jane semndjet kardiake ku nuk rekomandohet shtatezania ?
- Grate te cilat vuajne nga Hipertensioni pulmonar , sindromi Eisenmenger  pasi kane nje mortalitet  amtar te larte , rreth 30 % .
- Grate te cilat kane funksion ventricular te ulet , ku fraksioni hedhes eshte me u vogel se 30 % , pasi ky funksion ventricular nuk e perballon dot ngarkesen e volumit .
 
- Aorta e dilatuar (  sindromi Marfan ) , ose valvula bikuspide aortike . Nese aorta eshte me e gjere se 45 mm , shton rezikun per disekim  apo rupture te saj gjate shtatezanise .
- Ne rast te  lezioneve obstruktive sikur Stenoza e aortes duhet bere me pare trajtimi i tyre per te parandaluar nje nderhyrje urgjente kirugjikale gjate shtatzanise.
 
- Protezat Valvulare nuk jane kunderindikacione per shtatezanine  , por kerkojne  nje konsultim te mire me pare , dhe ndjekje ne qendra te specializuara .
 
Kontrolli prekoncepsional eshte celesi suksesit te perballimit te shtatezanise .
Jane dy ceshtje shume te rendesishme :
- Cili eshte rrisku amtar 
- Cili eshte rrisku  fetal
Eshte e nevojshme te behet nje vleresim i plote i nenes , ekzamim klinik , ekokardiografi , dhe prove ushtrimore . Pacientet me semundje kongenitale te zemres nuk japin kurre nje prove ushtrimore normale . Duhet pare cfare rreziqesh sjell shtatezania , cfare medikamentresh eshte duke marre dhe cilet mund te marri gjate shtatezanise .
Ndersa per fetusin duhet menduar sa shance mund te kete femija qe te kete anomali kardiake , a do te jete i sigurt nen efektin e medikamneteve te nenes .
E rendesishme eshte te perllogaritet ndikimi i ndryshimeve hemodinamike gjate shtatezanise tek keto gra . Nese gruaja vuan nga anomali madhore te zemres , e rendesishme eshte te qartesohet sa mundet kjo grua te jetoje per te rritur femijen e saj te deshiruar .
Ndjekja e grave me anomli te lindura duhet te behet ne qendra te specializuara Gjate shtatezanise jane te kunderindikuara :
- perdorimi i frenuesve te enzmese angiotenzin konvertuese ( ACE ),
- bllokuesit  e receptoreve  angiotenzin  ( ARBs ) ,
 
- statinat .
 
Perdorimi i medikamenteve behet duke perllogaritur rriskun dhe perfitimin amtar .
Mbajtja e Antikoagulimit gjate shtatezanise
Gjendja me problematike eshte valvula mitrale mekanike .
Tri jane strategjite :
- te vazhdohet   Coumadin  gjate shtatezanise.
- te jepet    heparin (  heparin e pafraksionuar  ose heparin me peshe molekulare  te ulet ) ne tremujorin e pare  ,  te kalohet ne  Coumadin  gjate shtatezanise ,  dhe heparin para lindjes.
- te merret   heparin gjate gjithe  kohes se shtatezanise .
Shtatezania eshe gjendja protrombotike me e larte e mundshme . Coumadina eshte antikoagulanti me i mire , po ka nje rrisk deri 6 % per anomali te embrionit. Ky rrezik eshte i lidhur me dozen e medikamentit : per doza ditore 5mg eshte shume i ulet .
Nderkohe qe rrisku per tromboz amtare dhe jo vetem per tromboemboli , edhe gjate marrjes se heparines mbetet i larte , deri 17 % . Kjo ben te domosdoshme ndjekjen e ketyre rasteve ne qendra te specializuara duke bere monitorimin e antifaktori Xa
Lindja
Eshte mit qe grate me anomali kardiake duhet te lindin me operacion .Kjo nuk eshte e vertet . Humbja e gjakut gjate nje interventi eshte me e madhe sesa gjate lindjes vaginale . Shumica e grave munden te lindin me rruge vaginale , nese aktiviteti eshte i shkurter , dhe jo me teper se 24 apo 30 ore , pasi mund te ndodhin ndryshime hemodinamike te papritura .
Indikacione per lindje me seccio cezarea jane :
- aorta e dilatuar per te shmangur shtytjen  per nje kohe te gjate , dhe hipertensionin  pulmonar .
- stenoza e aortes  : nje demtim stenotik me dekompensim 
Kardiomiopatia peripartum
Pas episodit te pare te kardiomiopatise perinatale ,ne 20%-40% te grave funksioni ventricular i tyre do te normalizohet . Edhe nese fraksioni i ejksionit do te normalizohet , perseri mbetet risk i larte per tu perseritur gjate shtatezanise tjeter me nje rekourenc te pakten 20 % . Por , ne shtatezaneni e dyte , ky fraksion do te ulet me nje tjeter 20 % , dhe nese nese nuk normalizohet me , athere rritet rrisku per shtatezanine trete ( shkon 45 % ) cka rrit mortalitetin amtar .



