Rekomandimet e reja për kontracepsionin e urgjencës

Kolegji Amerikan Obstetër Gjinekologeve ka nxjerr rekomandimet e reja ne përdorimin dhe efikasitetin e kontracepsionit te urgjencës. Kontracepsioni i urgjencës, apo i njohur ndryshe si kontracepsioni post -koital, përdoret për të parandaluar shtazanin pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur ose me mbrojtje jo të plote.

Indikacionet me te shpeshta përfshijnë: çarja e prezervativit, harrimi i kontraceptivit, apo dështimi i çdo lloj tjetër metode kontraceptive. Janë te aprovuara disa produkte sikur: marrja e kombinuar e estrogjeneve dhe progestativeve, vetëm progetativ, modulatorët e receptorëve progesteronit, apo inserimi sterileve me bakër.

Rekomandimet specifike perfshijne:
• Marrja e Ulipristal acetat, ne krahasim me levenorgestrel është me efektive, dhe e ka efekt per mbi 5 dite (rekomandimi i nivelit A ).
• Perdorimi i regjimit vetem me levonorgestrel per kontracepsion urgjence eshte me efektiv sesa regjimi i kombinuar estrogjen –pregesteron, dhe ka me pak efekte anesore sikur te perzjera dhe te vjella (Nivel A).
• Metoda me efektive e konstracepsionit te urgjences eshte vendosja e DIU me baker (Nivel A).
• Nuk eshte e nevojshme te behen ekzaminime apo teste per shtatezani perpara marrrjes se kontraceptivit te urgjences (Nivel B).
• Per te patur nje rezultat sa me mire dhe efektiv, mjekimi duhet te merret sa me shpejt te jete e mundur pas marrdhenies se pambrojtur (Nivel B).
• Pilulat e urgjences si dhe Diu me baker duhet tu jepen grave deri ne 5 dite pas marrdhenies se pambrojtur (Nivel B).
• Per grate obeze vendosja e DIU me baker eshte menyra me e preferuar kontraceptive, pasi pesha trupore mund te ndikoje ne efikasitetin e pilulave. Por nuk duhet abandonuar perdorimi i metodave orale ne grate obeze dhe mbipeshe (Nivel B).
• Grate ne te cilat eshte e kunderindikuar perdorimi i kontraceptiveve oral, mund te marrin cdo lloj rregjimi te kontracepsionit te urgjences (Nivel C).
• Edhe brenda te njejtit cikel menstrual, kontracepsioni i urgjences mund te perdoret me teper se nje here (Nivel C).
• Mjeket duhet te edukojne grate mbi kontracepsionin e urgjences perpara se ato te kene nevoje per te. (Nivel C).
• Duhet te jepet informacioni mbi perdorimin e kontracepsionit afat gjate tek te gjitha grate qe kerkojne kontracepsion te urgjences. (Nivel C).
• Duhet te vleresohen me kujdes grate te cilat kane perdorur kontracepsion te urgjences, nese menstruacionet jane vonuar mbi nje jave, kane dhimbje te fundit te barkut, si dhe hemoragji te vazhdueshme te crregullt. (Nivel C).
• Grate te cilat permbushin kriteret standarte per vendosje te DIU dhe deshirojne kontracepsion afatgjate, mund te perdorin DIU me baker si metode kontracepsioni urgjence (Nivel C).