- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Semundjet seksualisht të transmetueshme
	
    
 Semundjet seksualisht te transmetueshme jane infeksione  qe perftohen nepemjet  marrdhenieve  seksuale. Mikroorganizmi qe shkakton semundjen  mund te kaloj nga personi i nfektuar ne  partnerin e shendoshe  nepermjet  gjakut,  spermes, sekrecioneve  vaginale,  si dhe cdo  fluidi trupor.  
 Nje pjese e ketyre semundjeve mund te kalojne  nga nena tek femija,  gjate shtatezanise,  gjate lindjes,  nepermjet  transfuzionit te gjakut ose  perdorimit te shiringave te infektuara.  Shume prej  ketyre  infeksiove nuk japin simptoma,  dhe mbarten nga njerez plotesisht te “ te shendetshem “ ne dukje.
  
Shenjat dhe simptomat me te shpeshta   jane;
  
•	Plage apo  gunga ne  pjesen genitale,  orale apo rektale 
•	Urinim i dhimbshem,  djegeje gjate urinimit 
•	Rrjedhje sekrecionesh  nga  penisi
•	Sekrecione   vaginale
 
•	Djegje  vaginale 
•	Entje dhe dhimbje te gjendrave  sidomos ne rreze te kofshes,  dhe ndoshta te perhapura me tej ne trup
 
•	Dhimbje te  fundit te  barkut 
•	Rash  ne lekure ne krejt trupin,  ose ne duar apo  kembe. 
Shenjat apo simptomat mund te shfaqen  disa dite,  jave apo  ndonjehere dhe vite me vone,  ne vartesi te organizmit.  Shpesh here ato mund te qetesohen brenda  disa javesh,  edhe pa trajtim,  por  ato do te rikthehen me vone duke dhene  komplikacione.
  
Semundjert seksualisht te transmetueshme shkaktohen nga: 
•	Bakterie (gonorrhea, syphilis, chlamydia)
•	Parazite (trichomoniasis)
•	Viruse (human papillomavirus, genital herpes, HIV)
Aktiviteti seksual  luan nje rol te rendesishem ne perhapjen e tyre,  por ekziston mundesisa qe disa semudnje te perhapen dhe me me rruge joseksuale sikur:   hepatiti A, B and C, shigella, cryptosporidium dhe  Giardia lamblia.
Faktoret rriskant:
•	Marrdhenie seksuale te pambrojtura:    Vaginale apo anale,  qofte edhe me nje akt te vetem seksual. Vendosja jo e mire e kondomit,  perdorimi i tij jo i vazhdueshem rrit mundesine per te perfiturar  infeksion.  Marrdheniet  orale kane me pak rrezik,  por  perseri mundet te lejojne kalimin e infeksioneve nese nuk perdoret  kondom apo pende dentare letexi ( per te parandaluar kontaktin lekure –mukoze-lekure)
 
•	Marrdhenie  seksule me shume parnter:   sa me shume partner  seksual aq me teper rriten mundesite per te  perfituar infeksione seksualisht te transmetueshem. 
•	 Semundje te meparshme seksuale:  nje bartes i nje infeksioni seksual eshte me i prire per te perfituar semundje te tjera:   psh nese dikush eshte I infektuar nga herpes,  sifiliz,  gonorea apo klamidia,  mund te fare mire te fitoj dhe HIV,  apo te riinfektohet nga partneri nese ai  nuk eshte i mjekuar.
•	Perdorimi i alkolit dhe drogave:   subsatanca te tilla duke  frenuar   gjykimin, kontrollin,  perbejne rrisk per te patur marrdhenie apo sjellje te rrezikshme 
•	Injeksionet:   perdorimi i ageve   te perdoruar  mbart rrezikun per HIV,  hepatit B,  C.
•	Marredhniet  ne moshe te re:   ne vajzat adoleshente,  qafa e mitres   nuk eshte  e maturuar,  e perbere nga qeliza  qe jane ne  ndryshime te vazhdueshem. Keto qeliza jo te qendrueshme,  e bejne  kete qafe mitre me vulnerable ndaj semundjeve infective.
 
Ne pergjithesi,  semundje seksualisht te transhmetueshme  jane me te shpeshta ne disa grupe te caktuara popullate:  te rinje,  burrat homoseksual,  komunietet e vogla te pazhvilluara.  Mendohet qe partneret sekual jane pjese e te njejtit rrjet shoqeror,   ne moshe te perafert,  ne vendodhje, apo ne kolektive te perbashket. 
 
Transmetimi nga nena tek femija
  
Disa semundje sikur  gonorea,  klamidia,  HIv,  dhe sifilizi mund te kalojne  nga  nena tek femija gjate  procesit te lindjes duke dhe komplikacione te shumta. Per kete arsye  te gjitha  grate shtatezana jane te detyruara te depistohen per semundje seksualisht te transmetueshme. 
Per te bere diagnozen   pervec historikut te semundjes dhe vizites gjinekologjike duhet bere:
  
•	Testet e  gjakut:   per te konfirmuar semundjet virale,  si kur HIV  hepatitin B, C  apo sifiliz 
•	Analize e urines:  disa semundje mund te konfirmohen  me nje ekzaminim urinar. 
•	Analiza e sekrecioneve:  nese gruaja ka  pllge genitale,  sekrecione,   behet egazminim i materialit te mare drejpersedrejt   dhe i zhvilluar ne terrene apo kultuara te pershatshme.
 
Depsitimi
  
Eshte  kryerja e  ekzaminimive per nje semundje edhe nese   nuk ka asnje shene   apo sipmtome.  Kerkohet  te behet ne rastet e meposhtne: 
•	Te gjithe:   per te gjithe personat nga 13 deri 64 vjec  testimi per HIV,  ne gjak apo ne peshtyme. 
  
•	Grate  shtatezana:   u behet  depistimi per  HIV,  hepatitis B, chlamydia dhe  syphilis,  qe ne  vizitene  e pare prenatale.
 Ndersa  Gonorea dhe hepatitis  C  behet ne grate me rrisk te larte 
•	Vajzat mbi 21 vjec  kryerja e  Pap test   per anomaly  te qafes se mitres,  ndryshimet inflamatore,   prekanceroze   te shkaktuara nga HPVs. cdo  vit per 3 vitet e para,  si dhe  cdo vjet nese pergjigjet e para dalin normale.
 
•	Vajzat nen 25 vjec  te cilat  jane seksualish active::    cdo vajze  seksualisht active nen moshen 25 vjecare duhet te  testohet per klamidia  nepemjet  testit te urines apo nepemjet sekrecioneve vaginale.
 Pas mjekimit te ketij infeksioni duhet perseritur ekzaminimi  3 muaj me vone,   per te shmangur nje rinfektim apo nje trajatim jo te rregullt.  Gjate jetes se vete nje grua mund te  riinfektohet  prej klamidias,  ne cdo  kohe,  pavaresisht  kalimit  njehere te infeksionit     apo trajtimi te  tij te meparshem.  Gjithashtu,  per  te gjitha  vajzat e kesaj moshe  duhet bere  depistimi per   gonoren.
  
•	Burrat  homoseksual:  te krahasuar  me grupet  e tjere homoseksualet kane  rrisk me te larte per te perfituar semundje seksualisht te transhmetueshme.  Ne menyre te rregullt,  vjetore ose me shpesh,  duhen bere testet per HIV,  syphilis, chlamydia dhe  gonorrhea. Herpes dhe hepatitis B. 
Personat e infektuar  me HIV:   ne keta persona rreziku per te patur  nje tjter infeksion eshte shume shume i larte, prandaj dhe behet  depistimi i rregullt per  syphilis, gonorrhea, chlamydia,  herpes si dhe pap test  2 here ne vite. 
Mos trjatimi i semundjeve seksualisht te transmetueshme  jep komplikacione qe variojne:
 
•	Plage apo  gunga ne cdo pjese te trupit
 
•	Rishfaqje te shpeshte  te plageve   ne zonat  genitale
 
•	Rash te krejt  lekures 
•	Dhimbje gjate marrdhenive seksuale 
•	Dhimbje  skrotale,  skuqje,  enjtje te testeve 
•	Dhimbje   te fundit te barkut (Pelvike )
 
•	Absese (qelb ) ne  rrezes te kofshe
 
•	Inflamacione te syve 
•	Arthritis
•	Semundndje pelvike  inflamatore 
•	Infertilitet
•	Kancer te qafes se mitres 
•	Tumore te tjere  sikur limfoma,  tumore te  zores se trashe apo anusit
  
•	Infeksione  opportune   te lidhura me stadet e avancuara te  HIV.
 
•	Transmetimin  amtaro -fetal c ka shkakton difekte te femijes,  apo  lindje parakohe.
 
             Trajtimi 
Semundjet seksualisht te transmetueshme te shkaktuara nga bakterie jane   pergjithesishte me lehte per tu trjatuar. Infeksionet  virale mund te  mbahen nen  mbikqyrje,  por jo gjithmone   kurohen.  Ne varesi te infeksionit  perdoren:
  
•	Antibiotik.   shpesh  te marre si nje doze  e vetme.   Trajtojne  nje pjese te madhe te  semudjeve  bakteriale dhe infeksionet parazitare  sikur:    gonore,  sifiliz,  klamidia,  trikomonas Eshte shume e rendesishme qe  te merret mjekimi i plote,   ne te njejten kohe qe  nderpriten marrdheniet seksuale  deri ne  trajtimin e plote te semundjes.
 
•	Antiviral:   per trjatimi e herpesit pirmar dhe per  mbajtjen nen kontroll te rikthimeve te tij   Antiviralet  mund ta mbajne  infeksionin HIV nen kontroll per shume vjet,  sa me heret te niset   mjekimi aq me efektiv eshte.  Nese  mjekimi merret sipas keshillave,  behet e  mundur te  ulet numri  viral ne  vlerat me te ulta pothuaj te pakapshme.
  
Nese  testet klinike dhe laboratorike tregojne qe nje  personi eshte mbartes i nje semundje seksuale  duhet vene ne dijen  te gjithe patneret  e periudhes prej nje viti,  per t’ iu nenshtruar  testeve dhe mjekimit ne rast nevoje 
Parandalimi: 
•	Abstenimi:   menyra me efektive per te shmangur semundjet seksualisht te transmetueshme
 
•	Monogamia.  Marrdheniet   per kohe te gjate me nje partner te painfekatuar  
•	Vaksinimi:   i hershme,  me pare se  nisja e marrdhenieve seksuale kundrejt HPVs,    hepatitis A dhe  hepatitis B. 9 ( ne moshen 11 and 12 ). 
•	Pritja:  te shmangen mardheniet vaginale apo anale,  me partner te ri deri sa te testohen te dy  partneret  per pranin e  infeksioneve.  Marrdheniet seksuale orale  jane me pak te rrezikshem, por gjithsesi  rekomandihet te   perdoren  kondom lateksi  ose  pende  dentale          ( pjesez  drejtkendeshe  e holle )  per te  shmagur  kontaktin e drejtpersedrejti me mukozen  gentale. 
•	Perdorimi i kondomeve apo  pendeve  dentale:  ne meneyre te rregullt,  gjate cdo marrdhenie  vaginale,  anale apo orale.  Duhet patur kujdes te mos  perdoren  lubrifikant  vajor ne te njejeten kohe me prezervativin.  Perdorimi i tyre,  eshte me i kufizuar karshi herpes dhe human papiloma virus. 
•	Te mos  pihet alkol apo droga te tjera:   pasi  ulet shkalla e gjykimit,  dhe rritet rreziku per  sjellje te  pakntreolluara.
 
•	Te shmangen  marredheniet  rastesore:  me partner  te gjetur ne bare,  online,  apo. vende te tjera argetimi publik.
•	Edukimi ne  familje:. qe ne moshen e adoleshences duhet qe prindrit te  krijojne  marrdhenie  te drejta me femijet,   duke i ndihmuar te kuptojne  kohen e nisjes se marrdhnieve seksuale,  mjetet e  mbrojtese,  te mirat dhe keqijat qe  sjell ky ndryshim ne jeten e tyre.
  
•	Retheprerja mashkullore:  eshte pare qe  ul  shancet per te perfituar HIV deri 50 %,  si dhe parandalon  transmetinim  e HPV dhe herpsesit genital.
  Klamidia
Chlamydia   eshte infeksion  bakterial i aparatit genital,  i cili shpesh here eshte veshtire te diagnostikohet,   pasi ne stadet e hershsme te infektimit  mund te mos japi shenja apo simptoma.  Nese nje  person  infektohet nga klamidia,  shenjtat e para do te shfaqen  1deri 3 jave me  vone  me shenjat e meposhtme. 
•	Urinim i dhimbshem
 
•	Dhimbje  te  fundit te barkut 
•	Rrjedhje, sekrecione vaginale
 
•	Rrjedhje  nga penisi  ne meshkujt
 
•	Dhimbje  gjate marrdhnieve seksuale 
•	Dhimbje te testikujve tek burrat 
Gonorrhea 
Eshte infeksion bacterial, shenjat e para te te cilit,  shfaqen 2 deri 10 dite pas perftimit  te infeksionit, Por ka dhe raste qe mund te shfqen deri disa muaj pas infektimit.  
Shenjat karakteristike jane: 
 
•	Sekrecione  vaginale te trasha,  te turbullta,  apo me rrema gjaku nga vagina apo  penisi
 
•	Dhimbje djegje gjate urinimit 
•	Hemoragje  mentruale  jo normale 
 
•	Enjtje dhe  dhimbej te testikujve 
•	Dhimbje te zorreve 
•	 Djegje  anal
 
Trichomonas vaginalis
 
Eshte semundje  e shpeshte e shkaktuar  nga nje parazit njeqelizor  Trichomoniasis, e  perhapur gjate marrdhenieve seksuale  me nje  person te infektuar me pare. Zakonisht  perhapet ne aparatin urinar tek meshkujt ose mund te mos japi shenja te tjera.
 Ndersa te grate, jep shenja qe variojne nga nje irritm i lehte  deri ne inflamacion te rende:
 
•	Rrjdhje  vaginale te bardha  me nuance gri ose  verdhe 
•	Rrjedhje nga penisi tek meshkujt 
•	Ere  te rende e te forte vaginale 
•	Irritim  dhe djegje vaginale 
•	Djegje  dhe irritim brenda penisit 
 
•	Dhimbje  gjate marrdhenive seksuale 
•	Dhimbje gjate urinimt 
 
HIV
 
HIV  eshte infeksion i shkatuar nga virusi i imunodeficences. Ky virus   interferon me  aftesite e trupitt per te luftuar  infeksionet e tjera,  virale,  bakterial apo mykotike duke cuar ne nje semundje   kronike vdekjeprurese.  Shenjat e para mund te jene ne formen e gjendje virale,  zakonisht 2-6 jave  pas infektimit.
 
Shenjat e hershme  dhe simptomat:
  
•	Ethe 
•	Dhimbje koke 
•	Dhimbje fyti 
•	Zmadhim te gjendrave limfatike 
•	Rash
•	Lodhje
Keto shenja zakonisht  zhduken  brenda  javes apo muajit,  gjate kesaj periudhe  personi i infektuar eshte shume  infektues per te tjeret: Shenjat e tjera nisin te shfaqen pas  10 ose me shume vitesh nga infeksioni primar.
  Me pas,  kur  virusi  shumohet dhe shkaterron sistemin imun   shfaqen shenjat e semundjes kronike  sikur: 
•	Gjendra limfatike te zmadhuara
 
•	Diarrhea
•	Renie ne peshe 
•	Ethe 
•	Kolle  dhe shkurtim te frymemarrjes
 
Stadet e  vonshme  te  HIV: 
•	Lodhje e  vazhdueshme  dhe e pashpjegueshme
 
•	Djerse te shumta naten 
•	Ethe te forta  per disa jave  me temp mbi 38 grade
 
•	Zmadhim te limfonodujve  per  me shume se 3 muaj 
•	Diare kronike 
•	Dhimbje koke te vazhdueshme 
•	Infeksione jo te  zakonshme
  
Herpesi  genital
Shkatohet nga virusi herpses simplex.  Ai  deperton ne organizem neperpjet te carave te vogla te lekures apo nepermjet mukozes. Shumica e njerezve nuk e dine qe jane te infektuar per nje kohe te gjate, por shihen raste kur  mund te kene    episode  te herepashershme te shfqjes se semundjes: Episodi i pare eshte i formes  me  te rende: 
•	Vezikula te vogla,  pucrra te kuqe,  apo plage te hapura ( ulcera ) ne zonat genital,  anale apo ne indet perreth.
 
•	Dhimbje dhe  te  kruara  ne zonat  genitel,   ne te ndenjura dhe ne pjesen e brendshme e kofshes. 
Shenjta  e para,  jane dhimbje ose djegje,  qe nis  brenda pak javesh nga  infektim. Disa dite me pas,  shfaqen  gungeza te vockla te kuqe,  te cilat me vone cahen,  dhe behen  plage te cilat pikojne ose gjakosin,  me pas formojne kore dhe sherohen. . 
Ne disa  raste,  keto plag mund te perhapen ne  zonen  vaginal,  ne organet genitale te jashtme,  ne te ndenjura,  ne anus,  ne kofshe,  apo dhe brenda kanalit te uretres.
   
Te gjitha keto japin dhimbje,  djegje gjate urinimt,  si dhe   gjendje te dobesi e te ngjshme me ate te gripit  sikur dhimbje koke,  dhimbje  te muskujve,  ethe,  gjendra limfatike ne  rreze te kofshes.
Lythat  Genital
Shkaktohn nga  human papiloma virus,  te tipeve te shumte  dhe te ndryshem (mbi 100 tipe): 
•	Fryrje te vogla,  te ngjyre te kuqe apo  grim mbi lekuren e  zonave genital. 
•	Lytha te shumte te bashkaur prane njeri –tjetrit ne forme lulelaker
  
•	Djegje ose  diskofort ne zonat genital
 
•	Hemoragji gjate marrdhnieve  seksuale
 
Shpeshhere,   lythat mund te mos japin asnje shenje. Ato mund te jeten te vogla ne rendin e 1 mm, apo te medha e bashkuara ne forma  komplexe. Tek grate,  lythat   mund te rriten ne  vulve,  ne muret  e vagines,   ne zonen  e lekures midis   vagines dhe  anusit,  ne qafen e  mitres.  Tek   meshkujt ato rriten ne lekuren e trupit te penis,  ne skrotum,  ose ne anus.  Lythat  genital  mund te rriten ne  goje apo ne  gryke   nese ka patur mardhenie seksuale orale me person te  infektuar.
 
 
Hepatiti
Hepatitis A, hepatitis B dhe   hepatitis C  jane infeksione  viral te cilat prekin melcin. Disa jave pas infektimi persoant e prekur mund te shfaqin:
 
•	Lodhje 
•	Nauze dhe te vjella 
•	Dhimbje bakru,  diskomfort,  sidomos ne pjesen qe perkon me melcin,  ne krahun e djathte,  nen brinjet e fundit 
 
•	Humbje  oreksi 
•	Ethe 
•	Urine ne  ngjyre te erret
 
•	Dhimbje muskujve apo te artikulacioneve
  
•	Te kruara
 
•	Zverdhje te lekures dhe  te  syve
 
Syphilizi
 
Eshte infeksion i shkaktuar nga nje bakter spiroket, treponema pallidum, ,  qe prek organet genital,  lekuren,  mukozat,  dhe mund te preki dhe  pjese te tjera te trupit,   perfshire ketu  zemren dhe trurin.   Shenjat zhvillohen ne  4 stade:  primar,  sekondar,  latent dhe terciar. Njihet dhe nje gjendje e quajtur  sifiliz congenital kur  semudnja kalon nga nena tek femija akoma i palindur duke dhene komplikacione te renda.
 
 Sifilizi  primar
 
  Shenjat zhvillohen  10 dite  deri  3 muaj pas infektimit:
 
•	 Nje plage (shancre)  e vogel jo e dhimbshme,  ne ate pjese te trupit ku dhe eshte bere renia e pare ne kontakt me trepnemen,  zakonisht ne zonat geitale,   rectum,  gjuhe,  apo  buze. Zakonisht mund te jete vetem nje shankre,  por ka raste kur jane te shumte.
•	Zmadhim te limfonodujve
 
Keto shenja,  zakonosht zhduken pa mjekim,  por  semundja mbetet  dhe  rishfaqet ne stadet e mevonshme.
 
Sifilizi  sekondar
 
Shenjta nisin rreth 10 jave pas daljes se chancre,  dhe perfshijne: 
•	Rash i lekures    ne ngjyre te kuqe apo te kuqe me muance kafe,   plage ne madhesine e qindarkave,   mbi t etgjithe trupin,  perfshire dhe palmat  dhe shputen e kembes.
 
•	Ethe 
•	Lodhje dhe nje ndjenje e lehte diskomforti 
•	Dhimbje dhe kruarje
 
Keto shenja mund te zhduken  brenda pak javesh,  ose te zhduken e rishfaqen disa here brenda 1 viti.
 
Sifilizi  latent
 
quhet  latent kur  nuk shfaqet asnje shenje apo symptom,    pasi kalone formen sekondare.  Semundja mund te  progredoj ne dtadin terciar.
 
Sifiliz  Tertiar
 
nese lihet pa trajtuar,   bakteriet e sifilizit  mund te perhapen,  duke  sjell demtime te organeve te brendshem  deri ne vdekje disa vjet pas perftimit t e infeksionit. 
•	Demtime  neurologjike:  goditje,  infeksione dhe  inflamacion te membranave te   likidit rrethues ne tru dhe ne shtyllen kurrizore  (meningitis),   koridinim I  keq u muskujve,  paralize,  shurdhim  apo demtime te syve,  ndryshime te personalitetit  apo dementia. 
•	Demtime  kardiovascular:  demtime te  aortes me  formim aneurizme,  inflamacione te saj,  apo te arterieve te medha te trupit.
 



