- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Endometrioza
   
Endometrioza  eshte nje crregulllimi dhimbshem  ku indet te cilat normalisht ndodhen brenda ne miter
 ( endometer )  rriten jashte  mitres. Me shpesh prek  vezoret,  zorret dhe indet pelvike ( pjesa me e poshtme e brendesise se barkut ) Rralle indet mund te shperndahen jashte ketij regjioni. Gjate zhvillimit te semundjes indet endomtriale  vazhdojne  te sillen sikur normalisht ne miter,  pra  fillimisht ato rriten,  trashen,   dhe me pas copezohen ne gjakosin  gjate cdo cikli mentrual. dhe duke qene se nuk kane ku te dalin jashte trupit, ato  grumbulllohen ne  organin ku jane implantuar. Indet strehuese irritohen,  zhvillojne adherenca apo ngjithje  duke ngjitur me organet bashke.  E gjithe kjo shkakton  dhimbje,  deri ne te forta, sidomos gjate mentruacioneve. 
 
 
 
Simptomat dhe shenjat: 
 
•	Menstruacione te dhimbshme (dysmenorrhea). dhimbjet pelvike dhe krampet mund te nisin para ardhjes e te zgjatin disa dite   gjate gjate ciklit  
 
 
 
•	dhimbje gjate marrdhenieve apo dhe pas tyre.
  
•	dhimbje gjate levizjeve te zorreve apogjate urinimit  me te shrehura gjate ciklit mentrual 
 
•	hemoragji e shtuar gjate ciklit ose hemoragji midis 2 cikleve. 
 
•	Infertilitet  
 
•	simptoma  te tjera   lodhje,  diare,  kontipacion,  fryrje te barkut,  te perzjera,  sidomos gjate ciklit. 
 
 
Shkaqet 
 
Endometrioza  zhvillohet kur nje apo me shume zona te  vogla  te  veshjes abdominale kthehen inde endomtrial. NJe gje e tille eshte me teper e mundur kur keto qeliza  rrjedhin nga  qeliza embrionike me aftesi per  te marre strukturene dhe  funksionin e qelizave endomtriale. Por,  cka e aktivizon kete aftesi nuk dihet akoma. Nje nga shpjegimet e semundjes mbetet mentruacioni retrograd ( mbrapsht ) gjate te ciliti gjaku mendtrual  qe permban qeliza endomtriale rrjedh mbrapsht nepermjet tubave te fallopit dhe shprehapen ne hapesiren  pelvike dhe me tej. 
 
 
Faktoret e riskut
  
 nje apo me shume te afert te semure (  nena,  teze,  motra ) 
 
•	 cikle menstrual me te shkurter se 27 dite,  me zgjatje te periodave  mbi 8 dite 
 
•	gjendje mjekesore qe pengojne rrjedhjen  normale te fluksit  mentrual 
 
•	infeksione pelvike te kaluara
  
Endometrioza  zhvillohet  disa vite pas ardhjes se ciklit mentrual  (menarke), qetesohet perkohesisht gjate shtatezanise dhe qetesohet me vendosjene menopauzes. 
 
 
Komplikacionet
  
Qe te ndodhi shtatazani duhet nje qelize  veze e cliruar nga vezorja,  te pershkruaj tubin e fallopit te asaj ane,  te fertilizohet nga nje spermatozoid,  te shkoj dhe te  vendoset ne murin e mitres. Endomtrioza  me reaksionet indore mund te  mbylli  tubat e fallopit,  apo te demtoj  pjesen fundore te tyre ( fimbriet ) duke penguar bashkimin e qelizes veze me spermatozoidin,  cka do te demtoje fertilitetin. Afersisht nje e treta deri gjysmat e grave me endometrioz kane  veshtiresi per te mbetur shtatezane. 
 
Ne grate e  diagnostikuara me  endomtrioz,  vihet re nej rritje e hasshemerise se disa  tipave te rrale cancerit te vezores.
 
  
Diagnoza 
 
Egzaminimi  pelvik:   gjate ketij egzaminimi  kerkohen anomali pelvike sikur  prania e kisteve,  ngjtitje te oganeve perreth mitres. por shpesh eshte e veshtire te  gjenden  demtime sidomos kur preken zona te vogla.
  
•	ekografia  me rruge transabdominale apo tranvaginale  tregojne pranin e  cisteve endometriotik 
  
•	te dhenat laboratorike:  gjak komplet per ta diferncuar nga infeksione pelvike,  markuesi CA125 me sensibilitet te ulet,  markuesi CCR1 mRNA me sensibiletet me te larte. 
 
•	Rezonanca magnetike  percakton me mire permasat,  shtrirejen dhe ndihon ne vendosjen e strategjise trajtuese.
  
•	Laparoskopi  eshte e  vetmja  menyre per te sigururar pranin e endomtriozes, shtrirejen e saj dhe mjekimin e saj
 
 
Trajtimi 
 
Pergjithesisht,  rekomandohet   se pare mjekimi konservativ, dhe me pas ai kirurgjikal. Por gjithcka varet nga graviteti i semudjes,  shenjat,  dhe deshires per te pasur femije. 
 
Per trajtimin e shimbjeve:   mund te perdoret  ibuprofen  si dhe cdo  antiiflamator josteroid 
 
 terapia  hormonale: marrja e  hormoneve  shtese eshte efektive ne  reduktimin apo heqjen e dhimbjeve 
  
o	Kontraceptivet.  ( oral kontrollues te lindjeve,   patch,  apo unaza vaginale )  kontrollojne   ndryshimet endomtriale mujore,  cka redukton dhe dhimbjet ne format e  lehta dhe te mesme. 
 
o	Gonadotropin-releasing hormone (Gn-RH) agonists and antagonists. 
 
 Keto medikamente  bllokojne  prodhimin e hormoneve stimules vezorial,  ulin nivelin e estrogjenit,  cka con ne zvogelim te implanateve  endometrial,  dhe remision te semundjse  gjate kohes se perdorimit. Keto medikamte shkaktojne nje gjendje menopauze te parakoheshme  ndaj shpesh here  japin efekte anesore si afshe nxehtesie,  tharje vaginale,  ndryshime ne sjellje 
 
o	Danazol. Bllokon prodhimiin  e hormoneve   ovarial  duke ndaluar mentruacionin,  lehtesuar simptomat e edomtriozes. Gjithsesi  danazoli nuk eshte zgjedhje e pare per shkak te efeketeve anesore sikur akne,  dhe rritje te qimeve  ne fytyre. 
 
o	Medroxyprogesterone (Depo-Provera). eshte ne forme injeksionesh,  japin ndalim te mendtruacioneve, dhe pengojne  rritje te implanteve endomtrial por kane efekte anesore sikur  shtimi ne pesh,  ulje te prodhimit kockor dhe  gjendje depresive. 
 
o	Frenues  te aromatazes.  perdorimi i  kesaj klase  medikamentesh   ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve te lidhura me  endomtriozen. Efekti i ketyre realizohet nepermjet  bllokimit te  konvertimit  te androstenedionit dhe testosteronit ne estrogjen,  duke bllokuar dhe prodhimin e estrogjenit  nga implantet endometrial. Per ulur efektin e ketyre ne  humbjen kockore dhe folikulin,  keto medikamente duhen mare ne  kombinim me  agonsit GnRH ose  kontraceptiv estrogjen-progestativ. 
 
Trajtimi hormonal nuk eshte i perhershem  pasi mund te ndodhi rikthim i simptomave pas ndalimit te perdorimit te tyre!
 
 
Trajtimi kirurgjikal  
   
mund te jete trajtim konservativ qe synon ne heqjene e vatrave te endomtriozes,  kisteve endomtriotik,  apo  heqjen e  adherenca te brendshme  nepermjent laparoskopise apo  kirurgjise se hapur,  duke ruajtur teresine e aparatit riprodhues. 
 
Ne  format e renda te endometriozes  nevojitet te behet histerekotomi totale  bashke me heqjen e  vezoreve. 
 Per nje  grua  qe vuan nga endomtrioza  eshte e  rendesishme   te gjej nje mjek me te cilin ajo te gjindet  mire dhe e lirshme, por ne te njejtin kohe eshte e domosdoshme te marret nje opinion i  dyte  para nisjes se cdo  menyre mjekimi. Nese dhimbja persisiton mund te behen banja me uje te ngrohte  te cilat japune  relaksim te muskujtve pelvik dhe  reduktim te krampeve. lehtisim te  dhimbjve jepin dhe  seancat e accupunktures 
 



